Rama ngacmon Vangjel Dulen: Çfarë bën në çadrën e opozitës?

Shqipëria

Rama ngacmon Vangjel Dulen: Çfarë bën në çadrën e opozitës?

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:02
Vangjel Dule

Nga Saranda, në forumin për “Ligjin e ri për minoritetet”, kryeministri u shpreh se minoritetet janë pasuri kulturore dhe shoqërore në një vend dhe minoritetet greke në Shqipëri janë e do vazhdojnë të jenë në shtëpinë e tyre. Referuar akuzave ndaj tij, duke i cilësuar politike, ai tha: “Jam shqiptar, nuk jam antigrek”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë u ndal edhe tek Vangjel Dule dhe çështja e pronave. Ai theksoi se që t’i hapet rrugë kësaj çështje, duhet të nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

“Çfarë bën Vangjel Dule në çadër? Nëse duam të trajtojmë çështjen e pronave duhet të nisim zbatimin e reformës në drejtësi. Janë të tërë viktima të gjykatësve dhe prokurorëve që nuk kanë fe , nuk kanë as atdhe. Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre, i kanë bërë këtij vendi atë që nuk e ka bërë as diktatura. Vettingu është për shqiptarët dhe minoritarët”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat