Protesta e opozitës është në ditën e 8 të saj dhe Basha sot zhvilloi një takim me grupin strategjik të nisur prej 8 ditësh.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se në takimin me grupin strategjik është folur për thirrjen e një mitingu të dytë si ai i 18 shkurtit.
Nuk është vendosur ndonjë datë, por mendohet se ky miting do të bëhet në fillim të marsit. Ndërkaq mësohet gjithashtu se ka nisur puna për organizimin e mitingut të dytë të opozitës.
Ndërsa përsa i përket koordinimit me degët e partisë në rrethe, krerëve të tyre iu është shpërndarë një grafik për aktivitetin që duhet të bëjnë dhe protestat në Tiranë duke iu bashkuar çadrës deri më datën 5 mars, pra për 10 ditët e ardhshme.