Basha i përgjigjet Ramës: Nëse bëj thirrje për luftë do vijnë të të arrestojnë ty

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës: Nëse bëj thirrje për luftë do vijnë të të arrestojnë ty

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 19:37
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Duke folur nga “çadra e lirisë”, kryetari i PD-së reagoi ndaj vendimit të policisë për dërgimin e materialeve në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Dy gjëra t’i ndajmë bashkarisht. Kjo është patjetër luftë. Është luftë për Shqipërinë demokratike, Shqipërinë Europiane, për të drejtat e çdo qytetari që goditet nga arrogance e një pushteti të inkriminuar, për zgjedhjet të lira.

Askënd nuk kemi provokuar. Po të na provokoni ta dini se nuk qëndrojmë si dele por do godasim fort. PD kemi vendosur ti vëmë gjoksin. Reagimi im është thirrje për mos pranim të së keqes. Nuk është thirrje për luftë, po bëra thirrje për luftë trecereku i policisë së shtetit do të vijë të marrë ty”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat