Goditi me grusht Kreshnik Spahiun, protestuesit "hakmerren" ndaj 34 vjeçarit

Shqipëria

Goditi me grusht Kreshnik Spahiun, protestuesit "hakmerren" ndaj 34 vjeçarit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:20
Flamur Pirraçi

Flamur Pirraçi u arrestua ditën e sotme si autor i dhunës fizike dhe grushteve ndaj kreut të AK-së Kreshnik Spahiu në çadrën e opozitës.

Por duket se incidenti i dhunshëm brenda çadrës nuk u mbyll me grushtet e 34 vjeçarit.

Mësohet se pasi qëlloi me grusht Spahiun, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës Kuqezi sulmuan 34-vjeçarin duke e goditur në fytyrë.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e para të shoqërimit nga policia të Flamur Pirraçit, të cilit i duken goditjet në fytyrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat