Ja çfarë i bëri Saimir Tahiri gazetares që e sulmoi

Shqipëria

Ja çfarë i bëri Saimir Tahiri gazetares që e sulmoi

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 07:13
Fabiola Hoxha

Fabiola Hoxha ka qenë një nga gazetaret më të komentara të momentit. Prezantuesja e lajmeve në “ABC Neës” dhe njëkohësisht gazetarja e kronikës së zezë u vu në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se “sulmoi” në publik ministrin Saimir Tahiri, të cilin e vendosi me “shpatulla pas murit” teksa e pyeste për krimet ende të pazgjidhura dhe për drogën në vend.

Image

Megjithatë, duket se Tahiri nuk i mbajti aspak inat gazetares dhe ka vendosur ta surprizojë në ditëlindjen e saj. Ministri Tahiri ka mbërritur në darkën e organizuar nga gazetarët e kronikës për të festuar ditëlindjet e tre prej tyre, të Etleva Delia, Fabiola Hoxha dhe Kreshnik Mersinllarit. Sigurisht që ministri është ulur me ta, madje pranë Fabiolës, të cilën e ka “thumbuar” edhe në statusin e tij në rrjetet sociale. Teksa postonte foton, përkrah saj Tahiri shkruan, “Këta na bien, ne prap i duam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat