Pensionet, ISSH sqaron kur fillon rritja me 3% dhe si do përfitohet

Shqipëria

Pensionet, ISSH sqaron kur fillon rritja me 3% dhe si do përfitohet

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar mënyrën se si dhe kur do të bëhet indeksimi i pensioneve me 3%.

ISSH thotë se indeksimi do të nisë nga data 1 mars. ‘Indeksimi prej 3% i miratuar nga qeveria do të nisë nga data 1 mars. Ne jemi institucion ligjzbatues dhe tashmë që vendimi është botuar në fletoren zyrtare do të nisë llogaritja për çdo pension dhe prej datës një mars do të përfitohet shtesë 3% për çdo pensionistë’ - thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.Gjithashtu ISSH shpjegon edhe mënyrën se  si do të shohet pensioni me 3%. ‘Do të jemi ne si institucion që do të bëjmë ndryshimin e pensionit. Vet ISSH do të shtjë masën prej3% tek të ardhurat që ka sot çdo pensionistë dhe në pensionin e muajit mars, do të përfitohet një shtesë e cila varjon edhe në masën që është sot pensioni për çdo person’ – thekson Instituti i Sigurimeve Shoqërore. 

Vendimi

Sipas qeverisë, Indeksimi i masës individuale të pensioneve të fillojë efektin financiar nga data 1 mars 2017 dhe të përfshijë të gjitha përfitimet që janë caktuar e vazhdojnë të paguhen, si dhe ato përfitime që nuk janë në proces përllogaritjeje e caktimi. Me miratimin e këtij projektvendimi realizohet rritja e të ardhurave për rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin, aktualisht, pensione, por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në skemën e pensione e të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti.   

Të ardhurat minimale për pensionistët do të jenë:

-Deri në 14 664 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014,

-Deri në 14 164 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare.

-Deri në 9 602 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare.

-Deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj. shqiptarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat