"Hëngri" plumbin kokës se nuk pranoi t’i ndalonte policisë, kush është shqiptari i rënë në koma

Shqipëria

"Hëngri" plumbin kokës se nuk pranoi t’i ndalonte policisë, kush është shqiptari i rënë në koma

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat italiane shkruajnë për identitetin e shqiptarit që u qëllua me plumb në kokë nga polici italian, pasi u përpoq të largohej dhe t’i shpëtonte kontrollit policor.

Shqiptari kishte disa emra, por ai u identifikua si Klodjan Hysa, ndërsa ai u qëllua pasi nuk pranoi të ndalonte për një kontroll rutinë.

Polici që i kërkoi të ndalonte për kontroll, e qëlloi me armë shqiptarin drejt e në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai ndodhet tani në gjendje kome në spital.

Polici në akuzë ripohoi versionin e tij: “Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën”.

Thuhet se eshte e veshtire te behet lidhja mes fotos ne certifikate dhe fytyres se shqiptarit, per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhet, plumbi ne koke e ka shperfytyruar.

Ngjarja e rende ndodhi nje nate me pare në Monte San Giusto, rreth ores 19:00.

sipas burimeve mjekësore nga spitali i Macerata – është klinikisht i vdekur, nuk ka qene as e mundur për të bërë nderhyrje kirurgjikale qofte edhe per te nxjerre plumbin.

Ai mesa duket kishte kryer nje vjedhje dhe po mundohej te shpetonte. Bashke me te ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur te arratisen.

Në makinë u gjetën një levë dhe një kaçavidë, ndërsa shqiptari kishte veshur disa bizhuteri qe dyshohet se ishin grabitur me heret.

Sipas raportimit të patrullës së policisë kanë qënë banorët e zonës në rrugën Don Minzoni të komunës Monte San Giusto, të cilët kanë lajmëruar gjatë mbrëmjes së shkuar, për disa grabitje apartamentesh në këtë zonë.

Policia italiane ka nuhatur makinën Fiat Bravo e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 30 vjecarit shqiptar që e drejtonte.

Thuhet se 30 vjeçari është goditur me plumb në kokë në tentativën për t’i shpëtuar përplasjes me makinen e Policise, pasi nuk iu bind urdhrit te tyre per te ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat