Manjani “braktis” politikën, ja se çfarë ka zgjedhur të bëjë

Shqipëria

Manjani “braktis” politikën, ja se çfarë ka zgjedhur të bëjë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:09
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me sa duket i ka shkëputur përkohësisht marrëdhëniet e tij me politikën.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter,  Manjani ka lënë të kuptojë se është duke e orjentuar karrierën e tij  në fushën e drejtësisë.

Ai është zgjedhur anëtarë në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë në vend.

“Faleminderit avokatëve, profesionistëve të ligjit, që më zgjodhën në Këshillin Përgjithshëm! Ndjehem i vlerësuar. Respekt dhe mbarësi!”, shkruan Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat