Beqaj: Protesta e PD-së, absurde

Shqipëria

Beqaj: Protesta e PD-së, absurde

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:10
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e konsideruar si absurde protestën e Partisë Demokratike, e cila është në ditën e nëntë të saj që nga e shtuna e kaluar.

Nga qyteti i Kukësit, Beqaj tha se protesta e opozitës është një përpjekje për të bllokuar procesin e Vetting-ut.

“Partia Demokratike po proteston në mënyrë të ligjshme, por protesta e tyre më duket absurde. Është një përpjekje për të bllokuar Vetting-un, një proces që është i nevojshëm edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, pasi gjykatat e korruptuara kanë marrë vendime abuzive ndaj këtij sektori”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ky i fundit i kërkoi Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Bashës, që të mos bënin thirrje për dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat