Basha: Dhjetëra emigrantë me ne për të formuar Republikën e re

Shqipëria

Basha: Dhjetëra emigrantë me ne për të formuar Republikën e re

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:12
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë gjatë ditës së sotme, se protestës së PD-së në “Çadrën e Lirisë” përballë Kryeministrisë pritet t’i bashkohen edhe qindra emigrantë shqiptarë. Ai tha se këta emigrantë kanë ardhur kryesisht nga Athina. Sipas tij, ka për t’u themeluar Republika e re, e lirisë, dinjitetit, vlerave dhe mundësive për të gjithë shqiptarët.

“Dhjetëra qytetarë janë nisur nga Athina për t’ju bashkuar qëndresës sonë. Ne do të themelojmë një Republikë të Re, të lirisë, dinjitetit, vlerave dhe mundësive për të gjithë shqiptarët, ndaj kauza jonë është kauza e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”, shkruan numri një i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat