Rama: Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës

Shqipëria

Rama: Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:26
Kryeminsitri Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama në “Komunikimin e Javës ka folur te dielen pasdite, për protestën e banorëve të Zharrëzës.

Rama u shpreh se “Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën, por jo me operacionin. Mundësia tjetër është që të kenë ndodhur lëvizje të shtresave që provokojnë tërmete artificiale. Qeveria ndaloi injektimet dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës”.

“Ndalimin e kërkojnë edhe ata që rrugëtuan drejt Tiranës, por aktualisht nuk ka injektime të ujit teknologjik”.

Kryeministri Rama është shprehur mirëkuptues se banorët janë mosbesues tek shteti pas vitesh të tëra lënie në harrim, por ka shtuar se,”Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe invetari është në përfundim”.

“Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë. Jo vetëm kaq por po hartohet dhe një plan mbështetje për punësimin. Po pse protesta kulmoi me një rrugëtim në këmbë. Banorëve u ka ardhur në majë hundës nga një histori qe e ka zanafillën shumë vite më parë. Por kjo histori nuk është e thjeshtë dhe nuk mund të zgjidhet thjesht. Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës”.

Këtë tha Rama, “ mund ta vënë në diskutim vetëm ata që bëjën thirrje për revolucion të përbëra nga zullumet dhe tradhtitë ndaj këtij kombi dhe njerëzve të thjeshtë e të pambrojturit. Përgjegjësit e atyre tradhëtive dhe zullumeve hedhin sot baltë”.

Problemin e Zharrëzës, shtoi Rama, “nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë krijuar, por ne që kemi marrë përsipër për të zgjidhur këtë problem dhe shumë problem të tjera.

“Kërkojnë të ngrenë në këmbë popullin për të mbrojtur zullumet e tyre ndaj interesave të këtij vendi. Përgjegjësit për atë që ka ndodhur në Zharrëz bëjnë sot avokatin e banorëve, por e kanë kot, se problemin nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë krijuar, por ne. Duke i mirëkuptuar, iu them se nuk janë vetëm” deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat