Rama: Po ndodhë reforma në energji

Shqipëria

Rama: Po ndodhë reforma në energji

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 09:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë energjia elektrike pa ndërprerje dhe sipas standardeve vjen në bregdetin jonian pas ndërtimit të nënstacioneve të reja dhe investimeve të OSHEE në rimëkëmbjen e rrjetit të energjisë.

Sipas tij, ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i reformës së thellë në energji dhe i kontributeve të konsumatorëve që tanimë po kthehen në përfitime reale e të prekshme për ta përmes investimeve.

“Të gjitha këto investime do të garantojnë shërbimin cilësor me energji elektrike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ripërtëritjen e një rrjeti që kur ne erdhëm në detyrë, në afro 85% të tij ishte i moshës së elektrifikimit”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat