Ushtria shqiptare në luftën ndaj ISIS, Kodheli: E kërkoi SHBA

Shqipëria

Ushtria shqiptare në luftën ndaj ISIS, Kodheli: E kërkoi SHBA

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS. 

Kodheli tha se ushtrinë shqiptare në në frondin kundër xhihadistëve e ka kërkuar SHBA.  

"Ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS. Prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA", u shpreh Kodheli. 

Ministrja e Mbrojtjes tha se ushtarakët shqiptarë do vijojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan. 

"Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes", u shpreh Kodheli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat