Atentati ndaj Çiçës: Çfarë tha kur u vetëdorëzua në polici Renato Milloshi

Shqipëria

Atentati ndaj Çiçës: Çfarë tha kur u vetëdorëzua në polici Renato Milloshi

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 09:45
Renato Milloshi

Zbardhen detaje nga vetëdorëzimi në polici i Renato Milloshi, i shpallur në kërkim nga Policia si ndihmës i shtetasit Jani Alia në vrasjen e Elton Çiçës, më 1 maj 2016.

Renato Milloshi është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Media shkruan se vetëdorëzimi, siç thanë burimet zyrtare të Policisë, ka ndodhur pas dhjetë ditësh negociata me të kërkuarin, avokatin dhe familjarët e tij.

“Pasi ka shpjeguar pozicionin e tij se nuk është autor direkt në ngjarje, është vetëdorëzuar”, thanë burimet e Policisë.

Zyrtarisht nga Policia e Tiranës thuhet se 36- vjeçari Renato Milloshi u paraqit mbrëmë me vullnetin e tij në polici bashkë me avokatin. Ai mësohet se ka qenë jashtë Shqipërisë deri një muaj më parë, kur është rikthyer në vendin tonë.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, avokati i Renato Milloshit mësohet se ka hyrë në kontakt me Policinë dhe ka negociuar vetëdorëzimin e të riut. Emri i Renato Milloshit si i dyshuar për ngjarjen u bë publik rreth një muaj pas vrasjes së Elton Çiçës, nga shtetasi Jani Aliaj.

Bazuar në provat e gjetura në vendin e ngjarjes, nga pamjet e kamerave dhe nga një sërë informacionesh të tjera, Policia dhe Prokuroria akuzuan Renato Milloshin si ndihmës në ngjarje.

Më konkretisht, sipas Policisë, Milloshi akuzohet se ka drejtuar makinën tip “Ford” me ngjyrë të zezë, me të cilën Jani Aliaj ka lëvizur natën e vrasjes së Elton Çiçës në Tiranë. Shpallja në kërkim e Renato Milloshit u bë pikërisht pas identifikimit të makinës nga kamerat e sigurisë.

Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person që hyri në lokalin “De Niro”, më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

Ngjarja

Të dy të pandehurit kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në automjetin e të pandehurit Renato Milloshi. Pikërisht kur të dy të pandehurit kanë qënë ndodhur në vendin e quajtur Rruga “Avdyl Frashëri” në kryeqytet në afërsi të Librit Universitar, ata kanë parë shtetasin Marenglen Abedini, i njohur për të dy të pandehurit, pasi sipas organit të akuzës ky shtetas para disa kohësh ka patur një lidhje të afërt me të pandehurën Sesilia Egra.

Rezulton nga aktet se në këtë moment kur shtetasi Marenglen Abedini, ka qenë duke hyrë në automjetin e tij, atij i është afruar i pandehuri Renato Milloshi, i cili ka hapur derën e mjetit të tij dhe me një armë sportive të cilën ai e mbante pa leje të organeve kompetente, e ka goditur atë në kokë me qytën e saj, dhe ka tentuar të mos lejojë shtetasin Marenglen Abedini, të largohet duke i marrë çelsat e mjetit të tij.

Pas një përleshje fizike midis të dyve dhe ndërsa të pandehurit Renato Milloshi i bie pistoleta në tokë, shtetasi Marenglen Abedini drejtohet për në mjetin e tij, me qëllim që ti merrte çelsat e tij, ku tashmë atje ndodhej e pandehura Sesilia Egra, pikërisht kjo e fundit ka marrë armën sportive të pandehurit Renato Milloshi dhe duke ja drejtuar atë shtetasit Marenglen Abedini me armën në pozicion qitje e ka kërcënuar atë me shprehjet “…Largohu… largohu…!”.

Pas kësaj ngjarje të dy të pandehurit Sesilia Egra dhe i pandehuri Renato Milloshi,janë larguar ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policore ku midis veprimeve të para hetimore dhe proçeduriale, kanë konstatuar të hedhur në tokë pistoletën me mbishkrimin “Erma” së bashku me 4 fishekë të cilën e kanë sekuestruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat