Bregu: Dhuna ndaj grave është krim

Shqipëria

Bregu: Dhuna ndaj grave është krim

Më: 2 mars 2017 Në ora: 19:36
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar sot në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur pak muaj më parë, ku një shtetase, nënë e dy fëmijëve u hodh nga dritarja nga bashkëshorti.

Ajo i referohet një intervistë të dhënë nga vëllai i viktimës, i cili ka marrë në kujdestari dy fëmijët e mbetur jetim. 

Reagimi

Dhuna ndaj grave eshte KRIM!

Dhuna ne familje eshte KRIM I RENDE! 

Sapo pashe një interviste te Ora Neës te vëllait te Liljana Zhezhes. Per kujtese, ishte gruaja nga Fieri te cilën burri kriminel e hodhi nga ballkoni duke lëne dy fëmijë jetim.

E kam ndjekur kete rast prej momentit te fatkeqesise e me pas ne rruge institucionale ku u perfshine nga Institucioni i Presidentit te Republikes, Ministri I Drejtesise e Ministri i Brendshem per te kuptuar pse nuk u shpetua nje jete nene dhe pse asnje ligj e institucion nuk e mbrojti ate grua dhe shume viktima te tjera te dhunes ne familje.

E reja eshte se qenka zhvilluar seanca gjyqesore per burrin kriminel i cili ka kerkuar qe femijet te mos jetojne me dajen -i cili kerkon kujdestarine-, por te shkojne ne jetimore.

Uroj shume qe daja i femijeve te marre kujdestarine. E kam takuar ate dhe gruan e tij ne shtepine e tyre ne Fier. Askush nuk do ju zevendesoje dot femijeve nenen qe ua vrau babai.

Jam e bindur qe gjyqtarja e ceshtjes znj. Ejona Lazellari, do te vleresoje respektimin e parimit te interesit me te larte te femijes si dhe praktiken e kujdestarise qe tashme eshte ne fuqi ne Shqiperi. Institucionet duhet te jene vetem kur nuk ka kush merr persiper kujdestarine e te miturve. Uroj shume qe Ejona dhe Albani te rriten ne familjen e dajes e jo ne institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat