Basha i përgjigjet ashpër Donald Lu-së për kërkesën e vettingut

Shqipëria

Basha i përgjigjet ashpër Donald Lu-së për kërkesën e vettingut

Më: 2 mars 2017 Në ora: 21:24
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër kërkesës se ambasadorit amerikan Donald Lu i cili ne një takim me gazetaret tha sot se opozita te protestoje por te votoje vetingun.

“Ligji i vetingut do votohet vetëm kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të lira arrihen vetëm përmes një qeverie teknike, asnjë zgjidhje tjetër, është utopike, naive dhe e rrezikshme për vendin tu thuash shqiptarëve mbani dhe ca kohë kriminelët në parlament, ndoshta bëhen dhe ndoshta nuk bëhen zgjedhje të ndershme por hajde të votojmë vetingun”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat