Policia e shpall në kërkim, i riu demokrat "selfie" nga çadra

Shqipëria

Policia e shpall në kërkim, i riu demokrat "selfie" nga çadra

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:37
Kryetari i Forumit Rinor të PD në qytetin e Shkodrës

Kryetari i Forumit Rinor të PD në qytetin e Shkodrës është shpallur në kërkim i dyshuar si organizator i protestës të cilësuar të paligjshme për ardhjen e Kryeministrit Edi Rama dje në qytetin verior.

Por me anë të një statusi në Facebook, Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia, e ka quajtur shpalljen në kërkim të kryetarit FRPD si një akt dëshpërimi i Edi Ramës. “Nxjerrja ne kerkim e kryetarit te FRPD dhe disa te rinjve ne Shkoder nga banda qe sot qeveris vendin, akt deshperimi e Edi Rames dhe veglave te tij qe po mundohen me te gjitha menyrat te mbysin fjalen dhe mendimin e lire. Qytetaret shqiptare kerkojne largimin e qindra te inkriminuarve te kesaj mazhorance ne Parlament dhe ne cdo qelize te ketij shteti te kapur nga krimi dhe droga. Qytetaret shqipetar kerkojne largimin tend Edvin Rama si koka e krimit ne Shqiperi. I bej thirrje kryeministrit burracak dhe veglave te tij te inkriminuara, te qendrojne larg ketyre provokimeve pasi qytetaret liridashes Shkodrane dhe gjithe shqipetaret e ndershem do dine ti japin pergjigjen e merituar. I bej thirrje Rinise Shkodrane, bashkeqytetareve te mi Shkodrane dhe cdo shqiptari te lire brenda dhe jashte vendit TE NGRIHEMI!”, shkruan Spahia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat