Pse Basha nuk do e takojë Mogherinin?

Shqipëria

Pse Basha nuk do e takojë Mogherinin?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:40
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha dhe Federica Mogherini

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka sqaruar arsyet se pse Federica Mogherini gjatë vizitës së saj në Shqipëri nuk do të takohet me të.

Sipas Bashës i cili dha qëndrimin e tij për emisionin “Opinion”, lajmi i shpërndarë ditët e fundit për një “izolim” të opozitës nga ndërkombëtarët është një mashtrim i shpërndarë nga qarqet qeveritare dhe mediat afër tyre që po fabrikojnë këto lajme.

“Pjesë e agjendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjese e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD”- shprehet Basha duke thënë se ky është formati i zgjedhur nga Mogherini.

“E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe do shtruar me urgjencë. Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë”- përfundon ai.

Burime nga PD thane per media se nuk ka pasur kërkesë për takim as nga Mogherini dhe as nga Partia Demokratike për takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat