Përfaqësuesi i partisë së Trump në “Çadrën e Lirisë”: Basha, kryeministri i ardhshëm!

Shqipëria

Përfaqësuesi i partisë së Trump në “Çadrën e Lirisë”: Basha, kryeministri i ardhshëm!

Më: 3 mars 2017 Në ora: 07:08
Lulzim Basha dhe Jason Emert

TIRANE : Në “Çadrën e Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës, sot mori pjesë edhe një përfaqësues i Partisë Republikane në SHBA, partisë së Trump.
Bëhet fjalë për Jason Emert, kryetar i Bashkimit të Forumeve Rinore të partive të Djathta si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor Republikan në SHBA.

“Unë do vij t’ju tregoj mbështetjen sot këtu. Ju e dini që ka patur disa ndryshime në Uashington. PR e presidentit Trump është shumë e gëzuar ta thotë këtë gjë: Ne kemi premtuar do ta bëjmë Amerikën të madhe dhe i mbeshtesim të gjithë vendet anembanë botës që duan t’i bëjnë vendet e tyre të mëdhenj.

Mund t’ju them ju nuk i meritoni këto. Asnjë vend nuk meriton të drejtohet nga banda të organizuara dhe banda horrash. Në SHBA, si në çdo vend të lirë ne mbështesim të drejtën e njerëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë jam këtu jo vetëm për të mbështetur lëvizjen tuaj por edhe për të përcjellë mesazhin që lideri Basha do jetë kryeminsitri i ardhshëm i Shqiperisë”, tha Emert.
Pas fjalës së republikanit, kreu i opozitës tha që mbështetja ndërkombëtare nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot.

 “Mbështetja ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme kurrë s’ka qenë më e madhe se sot. Këtu nga ky shesh ju dëgjuat përfaqësuesit më të lartë të rinisë evropiane që iu bashkuan rinisë shqiptarr që është në ballë të kësaj beteje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat