Shullazi vazhdon me raport mjekësor, dështon sërish ballafaqimi me biznesmenin

Shqipëria

Shullazi vazhdon me raport mjekësor, dështon sërish ballafaqimi me biznesmenin

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:59
Emiljano Shullazi

Vazhdon telenovela tashmë në serinë e 13 lidhur me ballafaqimin e Emiljano Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja.

Siç është bërë tashmë e ditur, edhe këtë radhë seanca ka dështuar pasi as sot Shullazi nuk është paraqitur në seancën me dyer të mbyllura duke detyruar gjykatën të shtyjë për të 13-n herë seancën gjyqësore të ballafaqimit mes tij dhe biznesmenit Beqja.

Në nisje të seancës, avokati i Shullazit bëri me dije se klienti i tij nuk ishte i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore.

Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat