ONM i dorëzon Avokatit të Popullit listën e kandidatëve për organet e Vettingut

Shqipëria

ONM i dorëzon Avokatit të Popullit listën e kandidatëve për organet e Vettingut

Më: 3 mars 2017 Në ora: 18:02
Gjykata, ilustrim

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i ka dorëzuar listën e kandidatëve për organet e Vettingut Avokatit të Popullit ditën e sotme.  

Tashmë i takon institucionit të Avokatit të Popullit që listën e kandidatëve t'ia dërgojë Kuvendit, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tyre përmes votimit. 

Dorëzimi i kandidaturave nga ONM vjen një ditë pas takimit që shefja e këtij misioni, Genoveva Ruiz Calavera zhvilloi takime me presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat