Berisha shantazhe dhe kërcënime për Edi Ramën: Bëje gati vendin e azilit piktor dështak...

Shqipëria

Berisha shantazhe dhe kërcënime për Edi Ramën: Bëje gati vendin e azilit piktor dështak...

Më: 3 mars 2017 Në ora: 21:44
Sali Berisha - Edi Rama

Pas takimit të shefes së politikave të jashtme në Be, Federica Mogherini me kreu e opozitës Lulzim Basha, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e ka konsideruar një takim historik pas përpjekjeve siç shkruan Berisha të Ramës për ta penguar atë.

Nuk i ka kursyer aspak akuzat ndaj kreut të qeverisë teksa e fton që të përgatitet për azil pasi tashmë është radha e opozitës. 

Reagimi

Nje fitore historike e popullit te lirise! 

Te dashur miq, takimi i Perfaqesues se Larte te BE per Çeshtjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadren e Lirise, eshte fitore historike e popullit te lirise dhe pushtetit te tij qe po lind! Zhvillimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te "izoluar"/"ndryre" Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite! 

Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozites por se u zhvillua pikerisht per ato shkaqet qe Edi Rama donte qe kurre te mos zhvillohej. Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk perfaqeson vetem PD, nuk perfqeson vetem opoziten, por perfaqeson levizjen masive popullore te 18 shkurtit, levizjen e votes se lire, shpreses dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre! 

Duke pershendetur perzemersisht kete takim me duhet t'i them piktorit deshtak se Çadra e Lirise dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, jane realisht dy bote; njera qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetem ne çdo skaj e qoshe qe vendit qe Rama e shnderroi ne Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e medha te Europes dhe Botes; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtesi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historise. Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shenim! Nuk ke pare gje akoma! Ky eshte vetem fillimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat