Pagat e reja në Policinë e Shtetit, ja sa punonjës përfitojnë, shtohen edhe 2 grada

Shqipëria

Pagat e reja në Policinë e Shtetit, ja sa punonjës përfitojnë, shtohen edhe 2 grada

Më: 4 mars 2017 Në ora: 08:55
Policia shqiptare

Nga janari i vitit 2018 pritet që në Policinë e Shtetit të shtohen edhe dy grada, ajo e “Inspektori i parë”, dhe grada e “Inspektori i dytë”.

Shtimi i të dyja këtyre gradave brenda radhëve të policisë do të sjellë edhe një fond shtesë, që do të parashikohet në buxhetin e Policisë së Shtetit. Duke u bazuar në kriteret që janë të përcaktuara në projektligj, parashikohet që rreth 1000 punonjësve të Policisë së Shtetit do t’u jepet grada “Inspektor i parë”, ndërsa rreth 1135 punonjësve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”. Mësohet se pak ditë më parë ishin 9 deputetë të mazhorancës që depozituan në Kuvend disa amendamente për ligjin e Policisë së Shtetit, ku u propozua edhe shtimi i këtyre dy gradave. 

Ndërkaq, burime të sigurta të mediave bëjnë me dije se efekti total financiar që rrjedh nga zbatimi i këtij projektligji përllogaritet në shumën 106.860.000 lekë (66.000.000 lekë për gradën “Inspektor i parë” + 40.860.000 lekë për gradën “Inspektor i dytë”). Por, duke qenë se ky efekt nuk është i parashikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit për këtë vit (2017), në projektligj parashikohet që hyrja në fuqi e neneve 6, 7 dhe 9 të cilat parashikojnë shtimin e këtyre dy gradave të bëhet më 1 janar 2018, me qëllim planifikimin e fondeve përkatëse në programin buxhetor të Policisë së Shtetit për vitin 2018.

Paga për gradën “Inspektori i parë”Burimet e lartpërmendura bënë me dije se për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i parë” parashikohet që paga të bëhet 54.500 lekë, aq sa ishte paga për gradën e kryeinspektorit. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i parë” është 66 milionë lekë. Kështu, shtesa prej 5,500 lekë përllogaritet referuar pagës për gradë prej 54.500 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i parë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës, të cilët mbajnë gradën “Inspektor”, shkruan gsh.al.

Paga për gradën “Inspektori i dytë”Për punonjësit e policisë, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”, parashikohet që paga të bëhet 52.000 lekë. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i dytë” është 40.860.000 lekë. Kështu, shtesa prej 3.000 lekë, përllogaritet referuar pagës për gradë prej 52.000 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i dytë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës të cilët mbajnë gradën “Inspektor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat