Kryeministri firmos peticionin për Vetting-un: Do çlirojmë sistemin e drejtësisë nga korrupsioni

Shqipëria

Kryeministri firmos peticionin për Vetting-un: Do çlirojmë sistemin e drejtësisë nga korrupsioni

Më: 4 mars 2017 Në ora: 11:23
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka firmosur këtë të shtunë peticionin për reformën në drejtësi, Vetting-un. Teksa ka hedhur firmën e tij te çadra e ngritur te parku Rinia, Rama tha se, “Paria Socialiste mbështet reformën në drejtësi dhe Vetting-un”. Kreu i qeverisë shtoi se, “ai do të çlirojë sistemin e drejtësisë nga korrupsioni”.

Njëkohësisht kryeministri komentoi edhe vizitën dhe mesazhet e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, që sipas tij ishin të qarta. Ndërkohë Rama shtoi se me opozitën, mazhoranca është gati për bisedime dhe jo negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat