Basha: Rama e kishte mundësinë, por ai zgjodhi një grusht njerëzish

Shqipëria

Basha: Rama e kishte mundësinë, por ai zgjodhi një grusht njerëzish

Më: 4 mars 2017 Në ora: 20:09
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Protesta e opozitës në Shqipëri ka hyrë në javën e tretë, të cilët po qëndrojnë në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë të ditur kritikat e opozitës ndaj reformave të qeverisë.

“Edi Rama e di fare mirë se çfarë mendojnë shqiptarët për mashtrimin e shëndetësisë falas. Por tenderët e qeverisë, po shkojnë tek një grusht njerëzish”, tha sonte Basha.

“Ai e di se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, populli e ka marrë vendimin dhe Rama do të shkarkohet me plebishit, me përmasa të pa dëgjuara në fitoren e historisë”, u shpreh Basha

Ai pohoi se kjo nuk është beteja tyre e parë dhe as beteja e dytë dhe shtoi se u jap fjalën se nuk tërhiqet. “Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, as Partinë Demokratike, por për më të shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë e të ndershme”, tha ai.

Duke u ndalur te shëndetësia, Basha theksoi se, Rama e kishte mundësinë pasi qytetarët i besuan pushtetin, por ai zgjodhi një grusht njerëzish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat