Protestuesit rrethojnë Ramën teksa pi kafe, ja surpriza që i kanë bërë këtë herë

Shqipëria

Protestuesit rrethojnë Ramën teksa pi kafe, ja surpriza që i kanë bërë këtë herë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:11
Protestuesit e PD

Kryeministri Edi Rama ka kaluar ditën e sotme pranë çadrës së protestuesve të opozitës në bulevard. Protestuesit kanë shpërthyer në sharje e ofendime duke e quajtur hajdut dhe kriminel. Por Rama ka vazhduar i qetë rrugën e tij, i shoqëruar edhe nga 4 truproja.

Me pas, Rama ka shkuar të pije  kafe në anë të Kryesisë se Kuvendit. Por protestuesit nuk janë ndalur, ata e  kanë rrethuar vendin ku Rama ishte duke pirë kafe. Kështu vendi i ngjarjes, po ashtu edhe para kryeministrise është  rrethuar nga forca të shumta policore.

Po ashtu opozita ka mbushur bulevardin me manekinë të deputetëve dhe kryebashkiakëve të rilindjes, që sipas tyre janë të korruptuar.

Kujtojmë që Rama ka deklaruar dje se do të shkojë në çadrën e protestës, ndërkohë që ka marrë sot një përgjigje nga lideri i opozitës Lulzim Basha i ciloi i ka thënë “Hajde në çadër për të nënshkruar qeverinë teknike.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat