Rama: Buxheti i këtij viti në shëndetësi, më i madhi që prej vitit 1990

Shqipëria

Rama: Buxheti i këtij viti në shëndetësi, më i madhi që prej vitit 1990

Më: 6 mars 2017 Në ora: 12:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në përurimin e Qendrës së Komandës e Kontrollit të Urgjencave. Rama tha se reforma e Urgjencës Mjekësorë sot është në kushte të tjera, ndryshe nga tre vite e gjysëm më parë. Sot ka dyfishim të ambulancave si dhe ndryshim rrënjësor përsa i përket operatorëve që presin telefonata. “Buxheti në shëndetësi këtë vit është më i madhi, që prej vitit 1990. Iku koha, kur operatorët flinin gjumë, sot çdo person merr shërbimin që kërkon dhe çdo e thënë regjistrohet në sistemin elektronik”, u shpreh kreu i qeverisë Rama.

Gjithashtu, Rama tha se do të ndërtohet dhe një spital Rajonal në qytetin e Fierit, si dhe 10 qendra spitalore në të gjithë vendin.

“Tre vite e gjysëm më parë shërbimi i urgjencës ishte në një përudhë dramatike, kur nisi reforma e këtij shërbimi. Ndërsa sot jemi me kushte të tjera, kur mund tu themi me plotë gojë të gjithë qytetarëve dhe më saktë në datën 3 prill do të futet me orar të plotë ky shërbim në të gjithë territorin, pasi këto ditë do të shfrytëzohen për testimet dhe kolaudimet e nevojshme të një programi ultra modern.

Nga një shërbim tërësisht rrënuar dhe i degraduar kalojmë në një shërbim që ngrihet në një tru elektronik i instaluar në Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Sot kemi pothuajse dyfishin e autoambulancave, të cilat funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës duke u bazuar në projektin e kësaj reforme të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe jo më të parkuara në një spital por në të gjithë spitalet. Këtu garantohet një siguri dhe shpejtësi ndryshe nga 3 vite e gjysëm më parë. Nga ana tjetër operatorët që presin telefonatat janë në gatishmëri, iku koha kur ata flinin, çdo telefonatë gjen akses tek operatori dhe ata japin në kohë reale këshillat e duhura. Çdo e thënë ruhet elektronikisht në sistem, gjë e cila bën të mundur krijimin e regjistri për të gjithë pacientët.

Buxheti i këtij vit për shëndetësinë është më i madhi që prej vitit 1990. Ne nuk e diskutojmë që ka ende shumë për të bërë, sepse siç themi që ajo që trashëguam ishte e falimentuar dhe e rrënuar. Do fillojmë investimet nga programi 1 miliard euro për rikonstruktim ku do ndërtojmë 1 spital rajonal në Fier dhe 10 qendra shëndetësorë në të gjithë Shqipërinë” u shpreh kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat