1300 konteinerë me mbetje kimike nga Italia?! Basha: Genocid ndaj shqiptarëve

Shqipëria

1300 konteinerë me mbetje kimike nga Italia?! Basha: Genocid ndaj shqiptarëve

Më: 6 mars 2017 Në ora: 19:18
Lulzim Basha

Për herë të parë kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur për lajmin e mediave italiane se në Shqipëri janë futur 1300 konteinerë me mbetje kimike.

Nga “çadra e lirisë” Basha tha se kryeministri Rama duhet të përgjigjet për këtë situatë pasi sipas tij nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një genocid ndaj shqiptarëve.

“Rama në 2013 erdhi në qeveri edhe me votat e atyre që shpresuan në heqjen njëherë e mirë të ligjit të mbetjeve, por sapo mori votat, e harroi këtë premtim.

Ky akt i rikthimit të ligjit të mbetjeve është një pabesi, një shkelje flagrante e premtimit. Një kryeministër që shkel premtimin me të cilin ka ardhur në pushtet, nuk ka më të drejtën të jetë legjitim nga populli. E shkeli premtimin, soli ligjin në Parlament, dhe sot që jemi këtu lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e tyre. 

Por me sa duket kemi të bëjmë me një krim të madh, bëhet fjalë për 3100 kontejnerë, secili me peshë 30 tonë. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, dhe kundër dëshirës të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën. Edi Rama është sot në bankën e të akuzuarve dhe duhet të përgjigjet nëse i ka futur këto 3100 kontejnerë në Shqipëri”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat