‘Mbetjet kimike u vendosën në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit’

Shqipëria

‘Mbetjet kimike u vendosën në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit’

Më: 7 mars 2017 Në ora: 08:47
Sazan Guri

Një nga ambientalistët e njohur Sazan Guri thekson se ka informacione për depozitimin e mbetjeve kimike në disa zona. Madje ai nënvizon se dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin transit të mbetjeve, është miratuar qëllimisht në këtë kohë. Janë hedhur dyshime të forta se në territorin shqiptar janë zhdukur disa kontejnerë me lëndë të rrezikshme që vinin nga Italia dhe destinacionin e kishin në Maqedoni.

Sa të vërteta mund të jenë këto dyshime sipas jush?

Tani mund të flitet vetëm për dyshime. Ka gjasa por nuk është vërtetuar akoma, edhe pse për mua është e vërtetë, ato lëndë janë groposur në Shqipëri. Është një Vendim i shtatorit 2016 që kujdeset, një VKM që bën fjalë se si bëhet i mundshëm transiti i mbetjeve radioaktive. Fakti është që aktivizohet ky lloj vendimi tani, ndërsa ka qenë i fjetur për 10 apo 15 vjet. Problemi është se ne, në Shqipëri nuk prodhojmë lëndë radioaktive, nuk kemi fabrika, uzina që prodhojnë lëndë radioaktive.

Ky lloj kujdesi që të kalojë një vendim i tillë për mbetjet radioaktive me shpejtësi dhe fshehtësi, do të thotë që ti bëhesh objekt i një prurje të mundshme të lëndëve radioaktive, e cila do të shkojë nga një vend Perëndimor në një vend Lindor ose e kundërta. Mirëpo, duke qenë një vend me demokraci të ulët, me politika jo stabël, me ekonomi të dobët, me ligje mjedisore të dobëta, ne nuk jemi garant për transit mbetjesh radioaktive. Pra, lë dyshim shumë të madh sepse një transit i mbetjeve radioaktive është baras me një fabrikë radioaktive. 

Në shtete të tjera kur ka kalime të tilla, ata bëjnë protesta, demonstrata sikur të ishte një fabrikë, sepse një aksident i një transiti në një vend si i joni, që nuk kemi rrugë dytësore, nuk kemi infrastrukturë, atëherë si mund të ndodh një gjë e tillë?! Për çfarë mund të nevojiteshin vendime të tilla? 

Ne nuk duhet të kemi fare një ligj për transit për mbetje radioaktive sepse nuk jemi shtet i gatitur për të pritur dhe përcjellë armë. Kjo është e para. Dyshimi tjetër është insistimi i pakuptimit për sjelljen e mbetjeve të importit.

Ky insistim kur ne thoshim se ti ke 10-fishin e mbetjeve dhe nuk ke pse kërkon me kaq ngulm që të importojmë lëndë nga jashtë, nuk ke pse kërkon të bësh ligj, insistimi i tyre i pakuptimtë lë pak vend për dyshime kur dëgjon këto fakte. E treta është që, gazetat italiane, mediat italiane kanë muaj që ziejnë që kanë nisur 2400 kontejnerë të futur në Portin e Durrësit dhe kanë dalë 1100 dhe 1300 kanë humbur. Ky është një dyshim shumë i rëndë. Edhe sikur të ishin me ushqime, sërish do të ishte e rrezikshme se mund të jetë prishur. E katërta është se të gjithë zërat e oficerëve, që nuk e tregojnë identitetin e tyre, mua më kanë thë- në me dhjetëra prej tyre, se në tunelet e Pukës, tunelet e minierave të Librazhdit dhe të Prrenjasit janë mbushur plotë me mbetje. Në Pukë ata kanë thënë që janë parë maune me simbolin e vdekjes që është shenja se janë lëndë të rrezikshme.

Këtë informacion ju e ke marrë nga oficerët e policisë së Pukës?

Po, nga oficerët e policisë dhe unë e besoj këtë dhe u kam kërkuar fakte, një fotografi, një të dhënë, por ata refuzojnë për shkak të betimit si ushtarak.

Dyshimet tuaja janë që ka një lidhje mes miratimit të VKM-ve që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të rrezikshme me zhdukjen e kontejnerëve?

Asnjë institucion nuk jep sqarim, dogana e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave apo qeveria nuk qartëson lidhur me të dhënat që kanë dalë deri më tani. Kjo më jep të drejtën mua të dyshoj. Unë e konsideroj të vërtetë këtë skandal. Faktet flasin për vërtetësinë e asaj që ende është dyshim. Ne kemi një ligj që nuk kishim arsye ta bënim sepse ne nuk kemi mundësi të presim lëndë nga jashtë, nuk kemi kapacitete. 

Pse kaq insistim për të importuar mbetje? Çfarë janë mbetjet e importit? 

Kjo do të thotë që të sjellim mbetje normale dhe të fusim edhe dy ton lëndë të rrezikshme ose radioaktive. Kjo është frika se nuk e kontrollojmë dot. Janë zërat e oficerëve dhe fakti tjetër janë raportimet e Italisë. E pesta është se ne si popull nuk dimë asnjë për atë çfarë raportohet dhe asnjë institucion nuk e sqaron. Pra, bëhen disa fakte së bashku. Ka edhe një fakt tjetër. VKM që lejon kalimin transit të mbetjeve radioaktive duhet të ishte diskutuar, të bëhej edhe një referendum për të aprovuar një vendim i tillë. Insistimi i kompanive të riciklimit për të sjell mbetje nga jashtë në një kohë që këtu ka 10-fishin e tyre, do të thotë se diçka fshihet. 

Ju mendoni se ka një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanive që kanë kërkuar import mbetjesh për riciklim në vend? 

Ka shumë lidhje sepse është një biznes shumë i madh. Unë nuk mund them shumë për lidhjet e tyre por nga interpretimi i fakteve del një rezultat. Qeveria kërkon të sjellë mbetje riciklimi në një kohë që nuk ka nevojë për ato. 

Lavdosh Ferruni: Prokuroria të zbardhë sa më shpejt të vërtetën 

Lavdosh Ferruni, kërkon nga prokuroria zgjidhjen e çështjes së mbetjeve të nisura nga Italia drejt Maqedonisë, por që kanë mbetur në territorin shqiptar. Sipas tij, rasti është i ndryshëm më importin e plehrave me qëllim riciklimi në vend.

Në mediat italiane janë publikuar disa dokumente që ngrenë dys hime se në territorin shqiptar ja në zhdukur ose groposur mbetje të rrezikshme. Ndërkohë, po në të njëjtën kohë qeveria ka miratuar dy VKM që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të radioaktive. A i shihni të lidhura këto dy fakte?

Për këtë shqetësim ne i jemi drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Minis trisë së Financave. Ministria e Mjedisit na ka kthyer një përgjigje dhe thotë se nuk bëhet fjalë për kamion me mbetje të rrezikshme. Ministria e Financave nuk ka kthyer ende një përg jigje. Megjithatë, mund të kenë hyrë edhe mbetje të rrezikshme, nuk përjashtohet mundësia, por sipas ligjit janë mbetje jo të rrezikshme dhe shkresa e Ministrisë së Mjedisit thotë se janë mbetje jo të rrezik shme, që transitimi i tyre lejohet me ligj. Qeveria ka nxjerr dy VKM që thotë se lejohet kalimi transit i mbetjeve të rrezikshme. Edhe në ligjin e 2012 është lejuar transitimi i mbetjeve jo të rrezikshme. VKM-ja, sipas interpretimit tim, nuk thotë për mbetje të rrezikshme. VKM për mbetje të rrezik shme nuk thotë për transit, thotë për lëvizje të mbetjeve të rrezikshme. Me sa informacione kam unë, e kam lexuar këtë VKM, nuk thotë për transitim mbetjesh të rrezikshme, është VKM për lëvizje, transport të mbetjeve të rrezikshme, që transporti është brenda për brenda vendit. Në Shqipëri nuk ka fabrika që prodhojnë mbetje të rrezikshme... Jo, nuk ka. Sipas interpretimit tim, lëndë të rrezikshme në territorin e vendit ka nëpërmjet disa proceseve që këto lëndë janë prezente, për shembull në shëndetësi. Dihet që aparaturat punojnë me lëndë radio aktive. Ndërkohë që ne kemi një Institut të Kërkimeve Bërthamore ku duhen depozituar, ka një vendim të posaçëm dhe ka një vend ku depozitohen lëndë të rrezikshme, radioaktive. 

Çfarë komenti keni për dyshimet që janë ngritur kohët e fundit nga mediat italiane për zhdukjen e disa kontejnerëve me lëndë të rrezikshme, ndërkohë që ka nisur një hetim nga organet e vendit lidhur me dyshimet për futjen e lëndëve të rrezikshme në vend?

Nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezik shme por edhe kjo është kriminale, edhe vendosja e mbetjeve jo të rrezik shme, vendosja e tyre në territorin sh qiptar është kriminale, kjo nuk diskutohet. Komenti ynë është që, fakti që Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin dhe sa kemi parë është publikuar ed he një deklarim i tyre që po vazhdojnë hetimet, kjo tregon që ka të dhëna të mjaftueshme që këto kontejnerë, që nuk dihet saktësisht sa janë dhe ku kanë kaluar, sipas Prokurorisë së Durrësit kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është një indicie që Prokuroria duhet të vazhdojë hetimin për të zbardhur çështjen dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar lidhur me dyshimet e ngritura nga mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat