Basha kujton familjen e Adem Jasharit: I treguan botës vlerat që ka liria për shqiptarët

Shqipëria

Basha kujton familjen e Adem Jasharit: I treguan botës vlerat që ka liria për shqiptarët

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:13
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tek busti i Adem Jasharit, Tiranë

Në një mesazh në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sakrificën e familjes së heroit kombëtar Adem Jashari për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar. Me qëndresën dhe sakrificën e tyre 19 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë vlerën që ka liria për shqiptarët dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për të ruajtur të paprekur lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar", shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat