Rama reagon ashpër për opozitën: E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t'i ikur Fshesës së Vetingut

Shqipëria

Rama reagon ashpër për opozitën: E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t'i ikur Fshesës së Vetingut

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:55
Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me qëndrimin e opozitës për vettingun dhe deklaratës së ndërkombëtarëve, ku e konsideron gjithë këtë një vajtim të demokratëve.

Reagimi vjen një ditë pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen e saj në seancën e jashtëzakonshme plenare për komisionet e vettingut. "E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t'i ikur Fshesës së Vetingut. Të pashpresë", shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat