Tahiri takon të rinjtë që votojnë për herë të parë

Shqipëria

Tahiri takon të rinjtë që votojnë për herë të parë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:42
Në takimin me të rinjtë, Saimir Tahiri

Në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qershor.

Nga ky aktivitet, ministri i Brendshëm iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike.

“Në një vend ku ambasadorja e BE akuzohet si e korruptuar, Ambasadori i SHBA akuzohet se bën biznese me Sorosin. Sigurisht, më e pakta që mund të isha unë është të jem një trafikant droge i nivelit kombëtardhe i nivelit rajonal madje, se niveli ndërkombëtar është shkalla ku fusin Kryeministrin”, tha në fjalën e rastit Tahiri.

Pikërisht për këto arsye, vijoi ai, është vështirë realisht të dallosh të mirën nga e keqja. 

“Është vështirë realisht të dallosh të drejtën nga padrejtësia. Është vështirë realisht të dallosh atë që bën mirë me atë që bën keq. Është vështirë të marrësh vendim  e po kaq vështirë të gjykohesh për vendimin që merr. Për fat, për fatin tonë dhe unë besoj për fatin tuaj, për fatin e gjithë fëmijëve, ju këtu e keni vendosur dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, deklaroi Tahiri.

Në takimin me të rinjtë, Tahiri u ndal tek reformat. Ai tha se ka shumë punë ende për të bërë. 

“Sigurisht nuk i kemi bërë dot të gjitha dhe nuk bëhen dot të gjitha. Por sot po bëhet shtet. Sot po bëhet shtet dhe po bëhet punë për të ngritur nga themelet shtetin që shkatërruan ata që sot janë të çadra”, u shpreh kreu i PS-së së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat