Vendimi për Aldo Baren, ja kush janë gjyqtarët që votuan “pro” dhe ata që votuan “kundër”

Shqipëria

Vendimi për Aldo Baren, ja kush janë gjyqtarët që votuan “pro” dhe ata që votuan “kundër”

Më: 7 mars 2017 Në ora: 23:18
Aldo Bare

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

“Panorama” mëson se vendimi është marrë 5 me 2 në favor të shfuqizimit të burgimit të përjetshëm. Por kush janë gjyqtarët që votuan “pro” dhe “kundër”?

Pro kërkesës së Aldo Bares për të mos qëndruar në qeli përjetë kanë qenë Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.

Ndërkohë, “kundër” kanë qenë Vladimir Kristo dhe Vitore Tusha. Kurse, Altina Xhoxhaj mungonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat