Reshje bore në juglindje të Shqipërisë

Shqipëria

Reshje bore në juglindje të Shqipërisë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:03
Ilustrim

Bora ka mbuluar disa nga zonat më të larta në gjithë qarkun e juglindjes së Shqipërisë , mes të cilave edhe pikën turistike të Dardhës që ndodhet në Korçë.

Në Dardhë, trashësia maksimale e borës ka arritur në 40 centimetra. Sipas të dhënave, bora ka shkaktuar probleme, pasi aksi rrugor drejt Dardhës mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Si rrjedhojë e reshjeve të cilat kanë zgjatur për thuajse disa orë, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave, si në një ditë dimri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat