Reforma zgjedhore/Kuvendi shtyn sërish me 1 muaj mandatin e komisionit

Shqipëria

Reforma zgjedhore/Kuvendi shtyn sërish me 1 muaj mandatin e komisionit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 15:20
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi vendosi këtë të enjte të shtyjë sërish me 30 ditë afatin e veprimtarisë së Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Ky vendim u votua nga 71 deputetë të mazhorancës.

Pasi kanë kaluar një muaj që pas zgjatjes së mandatit të tij, (më 9 shkurt), me kërkesë të bashkëkryetarit Taulant Balla, Parlamenti vendosi t’i japë dhe një muaj tjetër kohë veprimtarisë së këtij komisioni.

Komisioni është ngritur nga Parlamenti në dhjetor të vitit 2015, me qëllim jetësimin në Kodin Zgjedhor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, të propozuara në raportet e zgjedhjeve parlamentare 2013 dhe ato vendore 2015.

Mungesa e konsensusit nuk ka bërë të mundur deri tani amendimin e Kodit Zgjedhor, ndonëse nga zgjedhjet e 18 qershorit na ndajnë pak më shumë se tre muaj.

Gjithashtu, seanca e sotme, që sërish u bojkotua nga opozita, miratoi me 71 vota projektligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat