Akuzohet për vrasje, shtyhet edhe sot pretenca për Mark Frrokun

Shqipëria

Akuzohet për vrasje, shtyhet edhe sot pretenca për Mark Frrokun

Më: 10 mars 2017 Në ora: 10:16
Mark Frroku

Pretenca për ish deputetin, Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje në vitin 1996 në Belgjikë është shtyrë për në datën 16 mars.

Kjo për shkak të mungesës së një prokurori në seancën e sotme gjyqësore. Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, prokurori tjetër Adriatik Cama deklaroi se nuk mund të japë konkluzionet pa konfirmimin e koleges. Për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkoi me 21 shkurt sot dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj). Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë.

Marinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Arjan Bytyçi, Hilë Joka ose Hilë Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat