Shefja e ONM i përgjigjet negativisht ministrit Vasili: S’bëjmë marrëveshje të re

Shqipëria

Shefja e ONM i përgjigjet negativisht ministrit Vasili: S’bëjmë marrëveshje të re

Më: 10 mars 2017 Në ora: 17:03
Genoveva Ruiz Calavera

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera i ka kthyer përgjigje ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, pas shqetësimeve të ngritura prej tij për ONM-në, nëse ajo ka shkelje Kushtetuese apo jo.

“KE nuk mund të komentojë shqetësimet për ONM”, thuhet në letrën që shefja e këtij misionit i ka dërguar ministrit Vasili.

Ndër të tjera në letër sqarohet se, “sipas marrëveshjes, ONM ka vetëm rol monitorues në procesin e Vettingut dhe jo vendimmarrës”.

Calavera ka mohuar mundësitë që të ketë një marrëveshje të re me Shqipërinë për ONM, duke theksuar në letër se Bordi i Menaxhimit është organ teknik, i një natyre jopolitike.

“ONM nuk ka nevojë për një marrëveshje të re me Shqipërinë. Bordi i Menaxhimit është organ teknik, i një natyre jopolitike. ONM do kryejë detyrën që Kushtetuta e Shqipërisë i ka besuar”, thuhet ndër të tjera në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat