Meta nga Vlora: Politikanët mos marrin vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit

Shqipëria

Meta nga Vlora: Politikanët mos marrin vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit

Më: 11 mars 2017 Në ora: 14:09
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kreu i Kuvendit ishte ditën e sotme në Vlorë, ku ka pasur një takim me strukturat e partisë.

Gjatë këtij takimi, Meta shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, dhe Prof.Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, u ndal tek situata politike të vend, ku vuri theksin në rëndësinë e konsensusit dhe të bashkëpunimit, Meta tha se politikanët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit.

“Ne politikanët shqiptarë duhet të marrim vendime të rëndësishme. Këto vendime duhet të merren bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij. Jo vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit”, u shpreh Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat