Rama: Ilir Meta e ka mbështetur rolin tim kushtetues në caktimin dhe lirimin e ministrave

Shqipëria

Rama: Ilir Meta e ka mbështetur rolin tim kushtetues në caktimin dhe lirimin e ministrave

Më: 12 mars 2017 Në ora: 17:50
Edi Rama dhe Ilir Meta

Ashtu siç ishte paralajmëruar Saimir Tahiri, Bledi Çuçi, Ilir Beqaj dhe Blendi Klosi nuk janë më ministra në kabinetin “Rama”.

Në daljen e përjavshme në facebook Rama listoi arsyet se përse janë bërë këto ndryshime duke hedhur edhe akuza të forta ndaj opozitës për shpifje.

Fjala e plotë e Ramës

24 orët e fundit keni dëgjuar lloj e lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Tani dua tua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve. Së pari këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time.

S’kanë lidhje ndryshimet as me deputet e shkretë të PD që bëjnë detyrë nate me grafikë për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri-tjetrin për pagesat dhe figurantëve të cilët mezi po i  mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë. S’kanë asnjë lidhje ndryshimet natyrisht as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës.

Megjithëse për të qenë i sinqertë deri në fund është një muzikë nën nivelin mesatar të klubeve të natës të Shqipërisë.

Së dyti ndryshimet janë politike dhe ministrat dhe ministret që do t’i çoj presidentit për dekretim do të jenë të katërt nga radhët e PS.

Së treti ndryshimet nuk nxiten nga rezerva për punën apo rezultatet e katër ministrave. Të cilët largohen me konsideratën time më pozitive në kontributin e tyre të transformimit të vendit gjatë këtyre 3 vite e gjysëm përpjekje për të bërë shtet.

Duke filluar nga Saimir Tahiri, kampioni ynë në një rrugë ku policia e shtetit, nga isntitucioni më i korruptuar, bashkë me gjykatat sipas anketimit të bërë nga BE-ja në vitin 2013, u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët.

Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili e çoi para me rezultate të lavdërueshme stafetën e marrë nga Erion Veliaj.

Më tej me Ilir Beqajn, i cili u godit pa pushim nga akuzat dhe shpifjet e opozitës, mbështetur nga lobet farmaceutike të cilat humbën pushtetin e tyre korruptiv mbi sistemin e shëndetësisë.

Dhe në fund, por jo për nga rëndësia Bledi Çuçi, i cili udhëhoqi sëbashku me Bashkim Finon refromën administrative territoriale.

Se katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar nga bashkëkryetari i koalicionit, Ilir Meta, që e ka mbështetur dhe respektuar që në diten e parë rolin tim kushtetues si kryeminsitër në përcaktimin apo lëvizjen e ministrave pa asnjë dallim.

Ndryshimet e qeverise nuk reflektojne asgje tjeter pervecse domosdoshmerise qe udheheqesit tane politike te fushates se 18 qershorit te fokusohen me energji te reja dhe prani te vazhdueshme prane njerezve.

Ambicia jonë është të ngrihemi mbi rezultatin e fitores së vitit 2013.

Muzika le të vazhdojë karvani do shkojë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat