Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu e Shalsi janë ministrat e rinj

Shqipëria

Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu e Shalsi janë ministrat e rinj

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:28
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka zyrtarizuar katër emrat e rinj në kabinetin qeveritar. Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu në postin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore. 

Kryeministri Rama ka zyrtarizuar katër emrat e rinj në kabinetin qeveritar. Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm në vendin e Saimir Tahirit, Olta Xhaçka e Mirëqenies Sociale në vendin e Blendi Klosit, Ogerta Manastirliu në postin e Ministrisë së Shëndetësisë në vendin e Ilir Beqajt dhe Eduart Shalsi në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore, zëvendëson Bledi Çuçin.
 
Emrat e ministrave të rinj janë zyrtarizuar nga kryeministri Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste për rreth një orë.
 
Pas vendosjes së 4 emrave të rinj, kryeministri Rama do t'i dërgojë në Presidencë për dekretim.

Ndërkohë që në mesditë do të zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama do të prezantojë para deputetëve emrat e rinj të ministrave. 

Kryeministri Rama deklaroi se largimet nuk erdhën as si pasojë e protestës së PD, por nuk kanë qenë as kërkesë e Metës.
 
Sipas tij, lëvizjet po realizohen për një mobilizim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar, ku objektiv është një rezultat më i mirë se në 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat