Rama: Pagat për punonjësit e reanimacionit dhe urgjencës do të rriten me 25%

Shqipëria

Rama: Pagat për punonjësit e reanimacionit dhe urgjencës do të rriten me 25%

Më: 13 mars 2017 Në ora: 12:35
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktivitet në QSUT, bëri bashkë ministrin në largim të Shëndetësisë Ilir Beqja, dhe pasardhësen e tij, aktualisht drejtoreshë e QSUT, Ogerta Manastirliu.

 “Koincidencë e bukur sepse ky event ishte organizuar më parë dhe përkoi me vendimin e ndryshimit dhe të  ministrit të Shëndetësisë me ministren e re të Shëndetësisë. Këtu në zemrën e fushës së betejës sonë për tranformimin e sistemit tonë shëndetësor, në një territor ku deri tre vjet e gjysmë më parë as mund të imagjinohej çka është bërë dhe përgatitet të fillojë në pak javë”, tha kryeministri Rama.

Rama tha se do të ketë një rritje me 25% për pagën e atyre që punojnë në reaminacion dhe urgjencë, si dhe do të ketë dyfishim të pagës për shërbimin e rojës.

“Nuk e quaj të pavend, përkundrazi, e quaj domsdoshmëri dhe një shprehje respekti për të gjithë këtë trupë prej 13 mijë njerëzish, punën e të cilës nuk e asgjëson dot sjellja tërësisht e papranueshme e atyre që brenda asaj trupe i krijojnë njerëzve në nevojë shqetësimin e madh të detyrimit për të dhënë ryshfet, në sensin që rritja e pagave dhe jo thjesht, rritja e pagave po dhe disa konsiderata të tjera, janë më shumë se domosdoshmëri. Korrupsioni nuk luftohet nëse ata që punojnë në urgjencë dhe reaminacion dhe kanë rroga që janë larg së qeni të mjaftueshme jo për ta çmuar po të paktën për ta justifikuar. Për këtë arsye ne përveç 10% të rritjes së pagës, do të rrisim 25% pagën për ata që punojnë në reaminacion apo urgjencë dhe për këtë arsye do të dyfishojmë pagën e shërbimit të rojes”, tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat