Basha: Gazetarët amerikanë po zbulojnë skandalin e plehrave në Shqipëri

Shqipëria

Basha: Gazetarët amerikanë po zbulojnë skandalin e plehrave në Shqipëri

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:10
Lulzim Basha

Gjatë një komunikimi me qytetarët nga çadra e lirisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se gazetarë nga SHBA e kanë lajmëruar se është shumë pranë zbulimit të megaskandalit me importin e plehrave që do të ndodhë në Shqipëri.

Basha tha se pasi i drogoi shqiptarët, Rama tani po kërkon t’i helmojë ata.

 “Mbrëmë natën vonë, gazetarë nga SHBA thanë se janë shumë pranë zbulimit të skandalit të plehrave që do ndodhin në Shqipëri. Nëse është ashtu si thanë, ky që qëndron në godinën e kryeministrisë do t’i shpjegojë shqiptarëve pse i hapi derën tonëve plehrave, që do helmojë shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Rama jo vetëm i drogoi shqiptarët, por edhe po i helmon ata.

Unë do i bëj thirrje popullit të të trajtojë sic trajtohen ata që bëjnë gjenocid ndaj qytetarëve të vet. Mos u fshih ndaj atyre që shkarkon” tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat