Rama lavdëron ministren e re Manastirliu nën “hundën” e Ilir Beqajts

Shqipëria

Rama lavdëron ministren e re Manastirliu nën “hundën” e Ilir Beqajts

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:35
Edi Rama

Gjatë një aktiviteti në QSUT, kryeministri Edi Rama foli me superlativa për drejtoreshën e këtij institucioni, e cila tashmë do të jetë edhe ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama tha se tashmë në krye të këtij institucioni do jetë Ogerta Manastirliu, e cila deri më tani ka qenë drejtoreshë e QSUT, duke vlerësuar sakaq edhe punën e bërë nga Manastirliu gjatë periudhës që ka drejtuar këtë qendër spitalore.

“Deri 3 vite e gjysmë më parë nuk mund të imagjinohej çka është bërë, dhe çka përgatitet të fillojë në pak javë. Në një territor ku deri më tani duhet të kaloje përmes zarzavateve dhe rrobave të përdorura nën hijen e të cilave shitej byrek në hyrjen e spitalit, e pastaj të kërkoje rrugën për të gjetur hyrjen e duhur. Padyshim që ka nevoja të tjera, dhe ne jemi këtu për të paraqitur vazhdimin e kësaj rruge. Çka vërehet ehe nga vetë njerëzit në nevojë, ndryshimi është rrënjësor. 

Ky nuk lidhet vetëm me reformat dhe reformën e thellë që ka marrë ministri i Shëndetësisë, as me një vëmendje të shumëfishuar të qeverisë ndaj sistemit çka e tregon vetë buxheti, por lidhet me atë çka ju të gjithë se bashku keni bërë në drejtimin e ministres së sapopërcaktuar të Shëndetësisë, e cila do të dekretohet më pas për t’u bërë ministre”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat