Shtyhet vendimi për aktivistët që qëlluan me vezë Edi Ramën

Shqipëria

Shtyhet vendimi për aktivistët që qëlluan me vezë Edi Ramën

Më: 13 mars 2017 Në ora: 14:55
Edi Rama

Është shtyrë për në datën 20 mars vendimi për aktivistët e Organizatës Politike që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.

Aktivistët nuk i pranuan akuzat duke kërkuar pafajësi. Avokati i tyre mbrojtës ka thënë se goditja me vezë nuk mund të konsiderohet goditje për shkak të detyrës.

Më parë, prokurori Julian Zonja ka kërkuar shpalljen fajtor të studentëve për akuzat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë”.

Ai kërkoi që studentët të shpallen fajtorë dhe masa e dënimit të jetë 2 muaj burg për secilin, masë e cila mund të konvertohet në 60 orë punë të detyruar në komunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat