Basha drekon me ambasadorët e BE-së në Tiranë

Shqipëria

Basha drekon me ambasadorët e BE-së në Tiranë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:22
Lulzim Basha drekon me ambasadorët e BE-së në Tiranë

Vetëm pak pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi emrat e ministrave të rinj, që zëvendësojnë katër të shkarkuarit, e fill pasi lideri demokrat Lulzim Basha përsëriti nga çadra e protestës se lëvizja popullore nuk ndalet pa largimin e Ramës, kreu i PD-së nisi një drekë pune me ambasasdorët e BE-së, të akredituar në Tiranë.

Mësohet se Basha së bashku me ambasadorët e BE-së, në vendin tonë po drekojnë në një nga hotelet e rinj në Tiranë.

Nuk dihet ende synimi i takimit, por sigurisht që situata e fundit politike në vend mendohet se është në qendër të tij.

Pjesë e drekës janë disa ambasadorë të selive më të rëndësishme. Kujtojmë se kjo drekë pason atë të gati një jave me pare ne zonen e ish-bllokut, mes Bashes dhe ambasadorit Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat