Ironizoi emërimin e Xhafajt ministër, këshilltari i Metës: Më kanë vjedhur adresën

Shqipëria

Ironizoi emërimin e Xhafajt ministër, këshilltari i Metës: Më kanë vjedhur adresën

Më: 13 mars 2017 Në ora: 18:30
Ralf Gjoni dhe Edi Rama

Teksa në media qarkullo një lajm në lidhje me një status në profilin e tij në Twitter për ministrinë ri të Brendshëm Saimir Tahirin, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Ralf Gjoni ka sqaruar se nuk ka qenë një postimi i tij.

Gjoni ka fshirë statusin dhe sqaron se dikush ka ndërdyrë në adresë të tij, pa dijeninë e tij ku kishte shkruar për Xhafajn si një person i ish sistemit komunist. “Një komunist i vjetër si ministri i Brendshëm mund të përshkallëzojë krizën politike”, shkruante Gjoni, status të cilin e ka fshirë dhe ka dhënë një sqarim.

“Te nderuar miq, sapo kam mberritur ne Finlande pas nje udhetimi te gjate dhe shoh qe rrjetet qenkan mbushur me nje 'status' ne emrin tim te cilin nuk e kam vene une, lidhur me nje lajm te nje portali mbi Ministrin e ri te Brendshem. Sqaroj per miqte e mi dhe mediat qe statusi sapo eshte hequr nga une dhe dua te konfirmoj qe ky nuk ka qene postim nga ana ime. Nuk e kuptoj dashekeqesine e atyre qe kane arritur ne futen ne Facebook-un tim dhe me kane atribuuar nje status qe nuk me perket... Ju falenderoj per mirëkuptimin”, shkruan Gjoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat