Ndotja nga hidrokarburet, Inspektoriati i Mjedisit gjobit 1 mln lekë Albpetrolin

Shqipëria

Ndotja nga hidrokarburet, Inspektoriati i Mjedisit gjobit 1 mln lekë Albpetrolin

Më: 14 mars 2017 Në ora: 13:58
Albpetroli

1 milion leke të reja  gjobë dhe pezullim të aktivitetit deri në rikthimin e gjendjes normale të situatës së krijuar nga ndotja në Gorisht të Vlorës. Ky është sanksioni i vendosur nga Inspektoriati i Mjedisit Vlorë ndaj kompanise Alpetrol, pas ndotjes në Gorisht si pasojë e shfrytëzimit të hidrokarbureve. Sipas inspektorëve të mjedisit, nga  ndotja zonës i është shkaktuar një dëm i madh ekologjik.

Ilinden Maze, Kreu i Sektorit në ISHMP: Morëm masë dënim administrative me 1 mln lëkë të reja dhe pezullim aktiviteti deri në rehabilitimin e zonës së ndotur. Ja referuam procesit policisë së shtetit dhe asaj bashkiake për ekzekutimin e vendimit të ISHMP.  Në bazë të ligjit nëse do të duhet të vihet gjobë ndoshta më e madhe ose ti kalojë përgjësit të Prokurorisë.

Alarmi për ndotjen, u përcoll nga banorët e zonës së Gorishtit, të cilët pohuan për Ora News se nga ndotja, toka bujqësore është e kontaminuar, uji i pakonsumueshëm dhe ajri kutërbues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat