Grabitja në Rinas, arrestohet dy grabitës të tjerë

Shqipëria

Grabitja në Rinas, arrestohet dy grabitës të tjerë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 09:36
Grabitja në Rinas

Në vijim të operacionit “Patriot”, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen, në rrugën e Rinasit.

Arrestimi i tyre është realizuar nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Ndërkohë në pranga kanë përfunduar shtetasit e shpallur në kërkim: Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia e Tiranës ka deklaruar se këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat