Zgjedhjet e 18 qershorit, regjistrohen në KQZ 6 parti

Shqipëria

Zgjedhjet e 18 qershorit, regjistrohen në KQZ 6 parti

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 6 parti politike që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Me votat e të gjithë anëtarëve, KQZ miratoi regjistrimin e: Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me kryetar Shpëtim Idrizin dhe shkronja nistore PDIU; partinë Aleanca Demokratike, me kryetar Eduard Abazi dhe shkronja nistore AD; partinë Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshili dhe shkronja nistore, PAK; partinë e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqiri dhe germa nistore PUK; Partinë Socialiste të Moderuar me kryetar Gjergji Koja dhe shkronja nistore PSM; dhe partinë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli dhe shkronja nistore, ADS.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, u ankua ndaj kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, lidhur me trajtimin që k institucion po i bën çështjeve të dekriminalizimit.

“KQZ është në shmangie të këtij detyrimi ligjor. Përcjell këtu shqetësimin e PD-së se ju po i trajtoni çështjet e dekriminalizimit sikur i përkasin vetëm KQZ-së, por ky është një trajtim i gabuar. Nuk janë njësoj humbja e mandateve të të zgjedhurve me dietat e shoferëve”, u shpreh Kaso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat