Tahiri: Autorët e Gërdecit të pandëshkuar, ndjesë për çfarë s’kemi bërë

Shqipëria

Tahiri: Autorët e Gërdecit të pandëshkuar, ndjesë për çfarë s’kemi bërë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:20
Saimir Tahiri

Gjatë ditës së sotme, familjarët e viktimave të Gërdecit viktimave i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku shprehin zhgënjim ndaj tij.

Sipas tyre, ndonëse iu premtua se pas 23 qershorit 2013 gjithçka do ishte ndryshe, ende nuk ka ndryshuar asgjë. Lidhur me këtë i vetmi që ka reaguar, 9 vite pas tragjedisë është ministri i Brendshëm në ikje, Saimir Tahiri.

Ai u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimave që ende nuk është bërë aq sa duhej “në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë”.

“Sot është një ndër ditët, ndoshta më alarmante që na kujton ne publikisht dhe mbi të gjitha çdo qytetari padrejtësinë e madhe që bëhet dyerve të gjykatave.  Sot 9 vite më parë 26 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në mes tyre edhe fëmijë, në një biznes që armët i përdorte për një biznes të paligjshëm dhe kriminal dhe që i mori jetën 26 njerëzve.  Sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët janë ende shfaqur publikisht dhe guxojnë bëjnë moral publik lidhur me ç’është Shqipëria sot dhe ç’duhet të bëhet nesër”, tha ai.

“Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe në këtë cilësi më duhet të kërkoj një ndjesë personale edhe në emër të detyrës që kam mbajtur për gjithçka nuk kemi bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë. Por ky është një angazhim dhe vetëdija jonë e madhe, e imja, e kolegëve të mi, e qeverisë, e Kryeministrit për të bërë drejtësinë që duhet ndaj të gjithë atyre në sistemin e drejtësisë që kanë lënë të lirë sot, për 9 vite me radhë ata që shkaktuan 26 viktima”, tha ministri i Brendshëm.

Ky i fundit nuk la pa përmendur edhe angazhimin e Ministrisë së Armëve për garantuar rendin dhe sigurinë. Sipas Tahirit, ende në vendin tonë statistika e armëmbajtjes pa leje është më shumë se tragjike në Republikën e Shqipërisë.

“Statistika e armëmbajtjes pa leje është më shumë se tragjike në Republikën e Shqipërisë. Vetëm Policia e Shtetit në tre vitet e fundit ka arrestuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë për armëmbajtje pa leje. Është shumë krahasuar me çdo vend të botës. Këtu flas për vendet që kanë një minimum të standardit të shtetit ligjor dhe demokracisë, jo për vende që janë në luftë apo kaos total”, tha ministri Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat